MPB: Qytetarët mund të shëtisin kafshët shtëpiake nga ora 22:00 deri në ora 23:00

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se kur qytetarët do të mund t’i shëtisin kafshët shtëpiake gjatë orës policore.

Kjo do të mund të bëhet gjatë periudhës prej 22:00-23:00, dhe jo më larg se 100 metra nga vendbanimi.

“Gjatë kohës së kufizimit dhe regjimit të veçantë të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në banesa dhe të cilët kanë kafshë shtëpiake, mund t’i nxjerrin jashtë nga shtëpitë e tyre në orët e mbrëmjes, në kohëzgjatje prej 1 orë, duke filluar nga ora 22:00 deri në ora 23:00, më shumë deri në 100 metra nga objekti ku banojnë”, thanë nga MPB-ja, transmeton TV21.