MPB në Çair ka sanksionuar 207 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në Komunën e Çairit ka sanksionuar 207 shoferë, për drejtimin e automjetit pa patentë shofer janë gjobitur 23 persona, 24 shoferë janë dënuar për shkak të parregullsive teknik të automjetit dhe për mosregjistrim të automjetit, kurse 31 për mos mbajtje të maskës.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Apelojmë tek qytetarët të respektojnë rregullat në trafik, në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, njoftoi Ministria e Brendshme.