MPB: Konfiskohen armë dhe municione – arrestohen dy persona (Video)

MPB-ja njofton se më 02 Nëntor nga ana e zyrtarëve policor nga Departamenti për Polici Kriminale – Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materje të rrezikshme, në bashkëpunim me Njësinë për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë pranë SPB-Shkup, sic njofton KlanM, janë privuar nga liria A.J (46) dhe S.J (73), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “përpunimi I jashtëligjshëm, mbajtja dhe tregtia me armë dhe materje shpërthyese”

SUZANA PRANJIQ TALEVSKA – ZËDHËNËSE E MPB-së

“Pas sigurimit paraprak të urdhëresës nga Gjykatësi I procesurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse tek A.J, ku është locuar një punëtori e improvizuar për përpunimin dhe rregullimin e armëve dhe municionit, ku janë gjetur 6 pushkë gjuetarësh, 3.215 copë municion, 67 mekanizma dhe pjesë të armëve të zjarrit dhe pjesë të armëve, 3 tyta armësh, 74 pjesë nga armë të ndryshme, 22 kuti me mekanizma për revole, një peshore digjitale për matjen e barutit”

Sic njofton zëdhënësja e MPB-së, gjithashtu gjatë bastisjes së kryer tek babai I tij S.J, I cili për momentin kishte qëndruar në uikend-shtëpizë në f.Rashtak, armë, pjesë armësh, municione, mjete shpërthyese e të ngjashme.

A.J dhe S.J janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të dorëzohet kallëim penal për veprën penale sipas nenit 396 nga Kodi Penal./KlanMacedonia/