MPB-ja njofton se “është arrestuar një kriminel”

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot ka arrestuar një kriminel në Manastir, përcjell TV21

“Më datë 28.03.2023, në Manastir nga ana e policëve të Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir, është arrestuar N.P.(35) nga Manastiri, i cili është kërkuar me fletarrest me urdhër të Gjykatës Themelore në Manastir për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti”, qëndron në njoftim.

Ai është dërguar në Burgun e Manastirit.