MPB-ja në aksion për arrestimin e personave të dënuar

Ekstradohet një person nga Gjermania, i dënuar me 20 vjet burg., njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme. Ndryshe nga ky dikaster njoftojnë se muajin e fundit mbi 100 persona janë arrestuar dhe dërguar në institucionet ndëshkuese për vuajtje të dënimit.
– Advertisment –

“Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor, pranë Ministrisë për Punë të Brendshme në bashkëpunim me policinë gjermane, në Hamburg ka arrestuar dhe përmes procedurës për ekstradim e ka sjell në Republikën e Maqedonisë së Veriut personin GJ.M. ndaj të cilit kishte 8 flet-arreste. GJ.M. është i dënuar me 20 vjet burg për kryerjen e vjedhjeve të rënda dhe trafikimin me migrantë”, njoftojnë nga MPB-ja.

“Përskaj kësaj, Ministria për Punë të Brendshme në kuadër të aksionit operativ “I arratisuri”, ka ndërmarr masa intensive për gjetjen dhe arrestimin e personave të cilët kërkohen për mbajtjen e dënimit me burg në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut. Gjatë periudhës mes 15 shtatorit dhe 20 tetorit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë arrestuar 100 persona për mbajtjen e dënimit me burg deri në 10 vjet dhe të njëjtit janë dërguar në shtëpitë ndëshkuese”, thonë nga MPB-ja.