MPB-ja kumton shkeljet për orën policore dhe maskat

Ndalesën për lëvizje nga ora 22 më 1 prill 2021 deri në orën 5 këtë mëngjes, nuk e kanë respektuar 14 persona, informuan sot nga MPB.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në territorin e Maqedonisë së Veriut për mosmbajtjen e maskave, janë regjistruar 534 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën e sotme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria./TV21