MPB: 668 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme ka sanksionuar gjithsejtë 668 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Prej tyre 111 kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 11 makina kanë lëvizur 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Sipas raportit të MPB-së 253 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 415 jashtë mjediseve të banuara.