MPB: 163 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave të trafikut

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 163 gjoba, prej të cilave: 72 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për vozitje nën ndikim të alkoolit.

Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për makina të paregjistruara, katër për kalim në të kuqe në semaforë dhe 6 për mosvënien e rripit të sigurisë. /Alsat.mk