MPB: 139 gjoba për shkeljet në trafik në qytetin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (10.08.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në trafik.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit, u vendosën gjithsej 139 gjoba, përfshirë 23 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 26 kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 15 gjoba për vozitje pa patentë shofer.

“Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e telefonit celular, pesë për shoferët fillestar, shtatë për shkeljet e kryera nga motoçiklistët, 36 për parkim të paligjshëm”.

“Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut do të vazhdojnë. U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.