Reperi Mozzik 2019-ën e ka pasur me sfida por edhe suksese.
Tashmë dihet se sukseset në muzikë nuk kanë munguar dhe madje ishin të shumta mirëpo reperi është përballur edhe me vështirësi pasi i ka dhënë fund marrëdhënies me nënën e vajzës së tij.
Andaj në urimin për Vitin e Ri, Mozzik nuk ka harruar t’i përmend edhe vëshirësitë krah sukseseve.
“Derisa po afrohet koha qe do hyjmë në vitin 2020 , isha ndalur po mendoja sa e sa të mira ndodhën në 2019 , tjetrën anë gjëra të vështira po kurrë të pakaluara për mua. Sukses mbas suksesi , rekorde pas rekordeve,së bashku me popull kudo ia dolëm të marrim atë që na takon neve e po vazhdojmë ta marrim ende.
Jeta është e mbushur me sprova , po secilës sprovë iu ka krijuar edhe kalimi i saj,andaj durimi është çelësi i shumë gjërave në jetë. As për mua si artist , këngëtar,reper nuk është kjo jetë e lehtë,juve që më shifni vetëm nga jasht , mbrapa meje rrin një lodhje,stres,pa gjumësi,mërzi,jo qetësi..e ju mund të thoni ” valla ky pe han jetën.Është i 5 vit sot që e pres larg dy prindërve sepse vazhdojë nuk ndalem ndjekjës së ëndrrës sime.2019 me plot kuptimin e fjalës ishte për mua mësim për gjithë jetën.Iu uroj shëndet secilit juve qe po lexoni e familjeve tua gjitha të mirat në jetë!
Qoftë 2020-ta një vit i mbarë i lumtur e i qetë për secilin nga ne ❤️Faleminderit Zot për të gjitha 🤲🏻 Urime Viti i Ri ! #2EUROGANG“, ishin fjalët e tij.