Mozzik publikon foto nga “Walk of Fame” në Hollywood

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik përveç karrierës është një personazh mjaft i komentuar edhe për jetën e tij private.

Rap-artisti nga Ferizaj krahas angazhimeve me koncerte dhe projekte të reja së fundmi ka gjetur kohë edhe për të pushuar.

Si destiancion këtë herë reperi ka zgjedhur Los Angeles, përkatësisht Hollywoodin nga ku edhe ka publikuar foto.

Në disa postimi në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik ka pozuar në shtegun e të famshmëve “Walk of Fame” në Holywood teksa në një yll është i shkruar emri i tij.

“Besimi në vete dhe puna e palodhur do të iu sjellin gjithmonë sukses”, ka shkruar Mozzik në disa foto të tjera nga LA.

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht reperi po shijon suksesin e këngës së re “Fatkeqësi” ku protagonist në klip është ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Efi.

Ndërkohë, Mozziku është gjithashtu prezent me mbrëmje muzikore si në trojet shqiptare ashtu edhe në diasporë.