Mozzik për Veselin: Shumë i pasigurt është shteti pa ty

Reperi shqiptar Mozzik ka përkrahur publikisht ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, shkruan lajmi.net.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se Kosova ka nevojë për Veselin dhe se shteti tashmë është i pasigurt pa të.

Ish-kryetari i PDK-së para disa muajsh dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë pasi njoftoi opinionin se i ishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Ai ishte dorëzuar në mënyrë vullnetare te autoritetet e Gjykatës Speciale për t’u nisur më pas drejt Hagës.
“Mungesën tënde në mesin tonë nuk e përshkruajnë as tërë ato male mbrapa shpine që i ke o Lul !
Qëllimi yt ishte i bardhë e i pastërt si ato retë mbi kokë që i ke !
Shkathtësia profesionale e jotja , idetë e mëdha tuat gjithmonë e dërguan Kosovën në të mira.
Shumë i pa sigurtë është Shteti pa ty !
Nau kthefsh faqebardhë e më i fortë se kurrë !
Rrnoftë KADRI VESELI
19 Gusht 2020 / Bjeshkë të Deçanit”, është postimi i plotë i Mozzik.