Mozzik ndan 20 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë

Kosova është përfshirë nga një valë e madhe vërshimesh javën e kaluar në disa zona.

Lidhur me dëmet e shkaktuara, të enjten u organizua një mbrëmje humanitare e transmetuar në disa televizone, ku përmes telefonatave live janë bërë donacione të ndryshme për të prekurit nga vërshimet.

Pjesë e karriges së pranuesve të telefonatave ka qenë reperi i njohur shqiptar, Gramos Aliu – Mozzik.

E përveçse ka pranuar telefonata me donacione nga të tjerët, reperi ferizajas ka bërë edhe një dhurim personal nga pasuria e tij për këtë kauzë.

Foto: Mozzik/InstaStory

Ai ka bërë të ditur se ka vendosur të ndajë nga xhepi i tij plot 20 mijë euro, të cilat do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga vërshimet, kryesisht në komunat: Skenderaj, Klinë, Pejë, Istog e Mitrovicë.

Nga një fotografi e përbashkët e publikuar në rrjetet sociale, mund të shihet se disa nga të famshmit që kanë qenë pjesë e pranimit të telefonatave në mbrëmjen humanitare janë: Leonora Jakupi, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son, Remzije Osmani, Hekuran Krasniqi, Ana Kabashi, Fatos Kryeziu, Osman Azemi etj. /Telegrafi/