Mozzik bëhet me veturë të re

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gramos Aliu – Mozzik, është bërë me veturë të re.

Këtë e ka njoftuar përmes disa postimeve që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ai zbulon se ka blerë një veturë GLS Maybach 600 të vitit 2022, në bazë të asaj që ka bërë të ditur për ndjekësit.

27-vjeçari duket se është i apasionuar pas makinave duke qenë se numëron disa të famshme dhe mjaft të kushtueshme.

“Allahu është i madh. Gls Maybach 600. 2022/00”, ka shkruar ai në një nga postimet.

I njëjti gëzon një jetë të shtrenjtë falë koncerteve dhe këngëve të suksesshme që ka sjell ndër vite.

Mozzik vazhdon mes tjerash të jetë një nga yjet më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.