Moyes: Doja transferimin e Bale te Man United

David Moyes ka pranuar se ka ekzistuar një mundësi për Gareth Bale që t’i bashkohet Manchester United në fillim të kohës së tij në ‘Old Trafford’, por tha se super ylli uellsian bëri vendimin e duhur për t’iu bashkuar Real Madrid.
Me Bale që pritet të bëjë debutimin e dytë te Tottenham kundër skuadrës së Moyes, West Ham United, trajneri skocez foli për ndjekjen e tij ndaj uellsianit, sa ishte trajner në ‘Teatrin e Ëndrrave’.Moyes zbuloi se Bale ishte nënshkrimi i parë që ai tentoi ta transferonte te Manchester United.

“Gareth Bale ishte ndoshta emri i parë që mendova kur mora këtë punë”, tha Moyes, përcjell lajmi.net. “Unë mendoja se Gareth Bale ishte një lojtar i Manchester United. Ai ishte tipi i duhur”.“Unë ka një histori të shkëlqyeshëm të lojtarëve të gjerë me George Best deri te Ryan Giggs dhe shumë të tjerë të shkëlqyer në mes”.“Unë doja që Gareth Bale të ishte nënshkrimi im i parë në Manchester United. Por tashmë ishte paska në rrugë me Real Madrid. Unë u përpoqa ta rrëmbeja atë. Unë u përpoqa ta gjeja atë. Manchester United ofroi më shumë para sesa Rael Madrid. Ata ofruan më shumë para për lojtarin”.