Mourinho tashmë mund të nuhasë se Guardiola do ta marrë Messin në City, shikoni çfarë tha…

Pep Guardiola ka rinovuar kontratën dhe do të qëndrojë te Man City të paktën deri në vitin 2023.

Dicka e tillë ka shtuar spekulimet për një ribashkim të mundshëm me Lionel Messin.

Lidhur me këtë është pyetur edhe Jose Mourinho, i cili mendon që Pep duhet të ketë pasur një arsye të fortë që rinovoi deri më 2023, raporton Gazeta Express.

Çfarë mendoni për qëndrimin e Pep? Mos është ndoshta se do ta ketë Messin për vitin e ardhshëm?

“Nuk e di. E vetmja gjë që është e sigurt, është fakti se askush nuk ia ka vënë në kokë pistoletën Guardiolës për të rinovuar kontratën. Nëse e ka bërë, e ka bërë sepse ndihet mirë atje. Natyrisht se ka biseduar me klubin dhe e di çfarë do të ketë në të ardhmen. Është i motivuar, i lumtur atje. Nëse e bëri këtë (rinovoi kontratën) është për shkak se është i lumtur dhe edhe unë jam i lumtur për të”, u shpreh Mourinho.