Interi pret Romën në kuadër të Kupës së Italisë, dhe vëmendja është tashmë te Jose Mourinho, i cili do të rikthehet në ‘Giuseppe Meazza’.
Mourinho ka ripotencuar se Inter gjithmonë do të zë vend të rëndësishëm në zemrën e tij dhe thotë se duhet të kontrollojë emocionet e tij sot.
“Unë duhet të mendoj se si t’i kontrolloj emocionet e mia, sepse Inter do të jetë gjithmonë pak i imi”, ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.
Inter kaloi dy vite tek Inter, duke fituar tripletën në vitin 2010 dhe sipas raportimeve, ai nuk është i lumtur të kthehet në ‘Meazza’ kaq herët këtë sezon.