Mourinho kur pyetet për kalimin e Bale te Tottenham: Nuk flas për lojtarët e klubeve tjera

Jose Mourinho ka refuzuar të flas për Gareth Balen, emër që flitet shumë se do të kalojë te Tottenham.

Agjenti i Bale, Jonathan Barnett, kishte zbuluar ditë më parë se bisedimet janë duke vazhduar mes klubeve Spurs dhe Real Madrid, ndërsa dje kishte lajme që marrëveshja është arritur mes palëve.

“Gareth Bale është një lojtar i Real Madrid dhe unë nuk flas për lojtarët e klubeve tjera”.

“Nuk është detyra ime të kem kontakt me agjentë dhe nuk dua të komentoj”.

“Unë u përpoqa ta blija gjatë kohës që isha në Real Madrid dhe presidenti ndoqi instinktin dhe njohuritë e mia dhe sezonin që lashë, ai e solli Gareth në klub”.

“Kjo nuk është sekret dhe Gareth e di këtë gjë”, ka thënë Mourinho në konferencë për shtyp të mërkurën.