Dhjetë trajnerët më të paguar në Ligën Premier – Guardiola i pari, Bielsa lë pas emra si Solskjaer, Lampard dhe Arteta

Pep Guardiola është ende trajneri më i paguar në Ligën Premier madje me distancë nga disa prej emrave të njohur që janë në listën prej top -10 më të paguarve.

Guardiola u bashkua me Manchester Cityn në vitin 2016 dhe sipas The Sun ai ka një pagë vjetore prej 20 milionë funte në vit (21.9 milionë euro).

Kjo do të thotë se ai paguhet 5 milion funte më shumë se trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, i cili ka pagë vjetore prej 15 milionë funte (16.4 milionë euro) në vit.

Jurgen Klopp, Brendan Rodgers dhe Carlo Ancelotti përbëjnë pesëshen e trajnerëve më të paguar.

Interesante është fakti si trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa paguhet më shumë sesa Ole Gunnar Solskjaer, Frank Lampard dhe Mikel Arteta.

Në mesin e 10-të më të paguarve është edhe trajneri i Southampton, Ralph Hassenhutl.

10. Mikel Arteta (Arsenal)
Paga vjetore: 5 milionë funte (5.5 milionë euro)

9. Frank Lampard (Chelsea)
Paga vjetore: 5.5 milionë funte (6 milionë euro)

8. Ralph Hassenhutl (Southampton)
Paga vjetore: 6 milionë funte (6.58 milionë euro)

7. Ole Gunnar Solskjaer (Manchester United)
Paga vjetore: 7.5 milionë funte (8.2 milionë euro)

6. Marcelo Bielsa (Leeds United)
Paga vjetore: 8 milionë funte (8.77 milionë euro)

5. Brendan Rodgers (Leicester City)
Paga vjetore: 10 milionë funte (11 milionë euro)

4. Carlo Ancelotti (Everton)
Paga vjetore: 11.5 milionë funte (12.6 milionë euro)

3. Jurgen Klopp (Liverpool)
Paga vjetore: 15 milionë funte (16.4 milionë euro)

2. Jose Mourinho (Tottenham Hotspur)
Paga vjetore: 15 milionë funte (16.4 milionë euro)

1. Pep Guardiola (Manchester City)

Paga vjetore: 20 milionë funte (22 milionë euro)

/Telegrafi/