“Mourinho e krahason Muriqin me Diego Costan”

“Football London” shkruan se trajneri portugez i Tottenhamit, Jose Mourinho, me Vedat Muriqin ka gjetur tashmë një Diego Costa të ri.

Mourinho po kërkon një qendërsulmues të ri te Tottenhami, jo vetëm për t’i ofruar mbështetje Harry Kanet, por edhe për të bërë një sfidë të fortë për një vend titullari.

26-vjeçari po kërkohet edhe nga klube tjera, si Leicester City e Napoli derisa Mourinho po insiston për transferimin e tij.

“Mund të krijohen paralele mes Muriqit dhe Diego Costas së Atletico Madridit. Mourinho kishte nxjerrë më të mirën nga Costa në periudhën e tij të dytë te Chelsea. Sulmuesi i Fenerbahçes mund të mos jetë aq gjaknxehtë, por edhe ai nuk shmanget nga një betejë. Ai është një tmerr për mbrojtësit kundërshtarë” shkruan portali anglez.