Bruce: Ne kemi nevojë për përgatitje të mjaftueshme

Trajneri i Newcastle Unitedit, Steve Bruce, thotë se ai do ta respektojë vendimin e seicilit lojtar që refuzon të luajë për shkak të frikës nga koronavirusi kur të rikthehet Premier League.

Disa futbollistë si Willian, Sergio Aguero, Troy Deeney dhe Danny Rose, kanë thënë se nuk duhet të ketë një rifillim të nxituar.

“Nëse një lojtar refuzon të vijë apo të laujë, unë e respektoj këtë dhe do ta kuptoja. Shumë prej lojtarëve të mi janë të lumtur me këtë”, u shpreh Bruce.

“Ne kemi nevojë për përgatitje të mjaftueshme për t’i kthyer këta lojtarë në formë ose ata do të rrëzohen si një pako letrash”, ka thënë ai.