Mourinho e do një lojtar te Real Madridi, transferimi i tij është shumë i lehtë

Jose Mourinho, i cili pritet të bëhet trajneri i ri i Real Madridit, është i interesuar ta bëjë ekipin ashtu siç dëshiron.

Sipas një burimi të brendshëm të gazetarit Nicolo Schira, Mourinho e do në ekip mesfushorin sulmues të Comos, Nico Paz.

Trajneri portugez thuhet se dëshiron ta rikthejë argjentinasin 21-vjeçar, megjithëse italianët po punojnë shumë për ta mbajtur atë.

Los Blancos mund të aktivizojnë një klauzolë riblerjeje me vlerë 10 milionë euro dhe kjo pritet të ndodh së shpejti.

Ndryshe, Como e bleu Paz nga Real Madridi në verën e vitit 2024 për 6 milionë euro, me argjentinasin që u rrit shumë në Serie A.

Këtë sezon, ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 40 ndeshje. Ai gjithashtu fitoi çmimin e mesfushorit më të mirë të ligës.