Mourinho e dëshiron yllin e Tottenham në ‘Stadio Olimpico’

Mourinho dëshiron të ribashkojë forcat me ish-lojtarin e tij te Tottenham Hotspur, Pierre-Emile Hojgbjerg.

‘Il Romanista’ bën të ditur se Mourinho dëshiron ta ketë atë në skuadër, përcjell lajmi.net. Mou e afronte lojtarin edhe te Tottenham.

Tottenham mund të jenë të hapur ta shesin kartonin e lojtarit gjatë verës, pasi kanë siguruar shërbimet e Rodrigo Bentancur gjatë janarit.

Mbetet të shihet nëse Roma do të mund të finalizojë marrëveshjen me danezin.