Mourinho e dëshiron Dybalan te Roma

Jose Mourinho dëshiron transferimin e Paulo Dybala te skuadra e Romës.

Derisa Inter mbesin skuadër favorite për nënshkrimin me Dybala, interesim për lojtarin kanë edhe skuadrat tjera italiane.

Raportime nga mediat e Italisë bëjnë të ditur se Mourinho po synon të transferojë argjentinasin në ‘Stadio Olimpico’, përcjell lajmi.net.

‘La Joya’ do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, kur kontrata e tij me Juventus skadon – më 30 qershor.

Interesim për lojtarin ka edhe nga skuadra e Milan, por akoma nuk ka hapa konkret nga ‘Rossoneri’.

Inter mbetet skuadra favorite për nënshkrimin, derisa nga jashtë Italisë interesohen edhe Arsenal, Tottenham e Atletico Madrid.