Mount konfirmon planin për negociata me Chelsea

Mason Mount shpreson të gjejë marrëveshje rinovimi me Chelsean.

Ylli anglez, Mason Mount ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nis negociatat me Chelsea, për rinovimin e kontratës.

Lojtari ka thënë se është shumë i lumtur në ‘Stamford Bridge’ prandaj marrëveshja mund të arrihet lehtë.

“Unë kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time, dhe jam shumë, shumë i lumtur këtu”, ka thënë Mount, transmeton lajmi.net.

“Bisedimet për kontratën shpresoj se do të fillojnë së shpejti”, ka thënë Mount, transmeton lajmi.net.

Mount ka qenë në mesin e lojtarëve kyç të Chelsea qysh nga koha e Frank Lampard.