Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe i ftohtë. Në pjesën veriore dhe verilindore të vendit do të ketë kushte për reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar, e cila do të ndikojë në uljen e temperaturave.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 10 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, ndërsa prej të shtunën parashihen reshje të borës në gjithë vendin.