Gjashtëdhjetetre vjeçari nga Bërvenica humbi jetën në aksident trafiku

Një 63 vjeçar nga fshati Bërvenicë iu ka nënshtruar plagëve në spitalin e Tetovës pas aksidentit që ndodhi në rrugën lokale Bërvenicë-Vollkovi. Aksidenti ka ndodhu në orët e pasdites, rreth pres 17:35 minuta.

“Në aksident kanë marrë pjesë autobusi i ndërmarrje për transportin e udhëtarëve nga Tetova, drejtuar nga 50 vjeçari M.SH. nga fshati Tenovë dhe 63 vjeçari B.B. i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Gjatë aksidentit 63 vjeçari ka marrë lëndime të rënda, dhe pas gjysmë ore ka ndërruar jetë në spitalin e Tetovës”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Hetim në vendngjarje kanë kryer ekipe të Prokurorisë dhe policisë dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe shkaqet që kanë sjell deri tek aksidenti.