TNT shtyhet për vitin e ardhshëm, është parashtruar nismë për parandalimin e zvarritjes së gjykimeve

Gjykimi për lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit Kosmos të investuesit Fiat Canovski do të vazhdojë më 17 janar të vitit 2020. Paraprakisht, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për ndarjen e procedurës kundër të akuzuarit Toni Trajkovski dhe anëtarëve të Komisionit, si të pa bazë.
Trajkovski nuk ishte i pranishëm në gjykimin, për të cilin mbrojtësi i tij tha se është hospitalizuar në Klinikën për neurokirurgji.

Gjatë seancës së ardhshme do të dihet nëse procesi do të vazhdojë apo do të ketë ndryshime në Këshillin Gjyqësor, që rezulton me përsëritjen e tërë procesit.

Për veprën akuzohen shumë persona, mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjykatësi nga Gjykata Themelore Penale Shkup, Vlladimir Tufegxhiq ka parashtruar iniciativë deri tek institucionet kompetente për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për procedurë penale, me qëllim që të pengohet zvarritja e panevojshme e seancave gjyqësore gjatë ndryshimit të nenit të këshillit gjyqësore, me ç’rast disa kthehen edhe në fillim.

Me këtë iniciativë gjykatësit e kësaj Gjykate, siç qëndron në kumtesë, duan të kontribuojnë ndryshime me të cilat në mënyrë të vazhdueshme do të respektohen të drejtat e palëve në procedurë, efikasiteti në veprim dhe respektimi i të drejtës për gjykim në afat të arsyeshëm.

Gjykatësi Tufegxhiq në iniciativë thekson në nevojën nga ndryshimet dhe plotësimet e nenit 371 nga Ligji për procedurë penale, në pjesën e vazhdimit të debatit kryesor, për shkak të ndryshimit të përbërjes së këshillit ose gjykatësit individ, zgjidhja e tanishme ligjore imponon obligim që këshilli të mund të vendos dëshmitarë dhe ekspertë të caktuar të mos merren sërish në pyetje, por të lexohen deklaratat e tyre të vendosura në procesverbalet e tyre nga debati i mëparshëm kryesor nëse ekziston harmonizim i palëve.

Njëherit, siç theksohet, në veprimin e deritanishëm në lëndët penale para Gjykatës Themelore Penale, faktor kyç për zvarritjen e procedurave të filluara penale është pikërisht përcaktimi i shqiptuar ligjor nga neni 371 nga LPP, i cili imponon obligim të këshillit gjyqësor që të kërkojë harmonizim nga palët që të lexohen dëshmitë tani më të dhënë materiale dhe verbale, përderisa një harmonizim i tillë nuk jepet nga palët në procedurën penale, këshilli gjyqësor në përbërjen e ndryshuat duhet sërish t’i nxjerrë të gjitha dëshmitë.

Në iniciativë propozohet që gjatë ndryshimit të përbërjes së këshillit gjyqësor, procedura e filluar penale të vazhdojë pa penguar pasi anëtarëve të rinj të këshillit aktual gjyqësor në seancë jo publike do t’u prezantohen dëshmitë e dhënë gjatë procedurës penale, për çka do të përbëhet procesverbal për seancën e mbajtur jo publike të këshillit gjyqësor, me këtë rast të fshihen zgjidhjet ligjore në këtë kuptim të cilat parashikojnë shprehje të harmonizimit të palëve në procedurën penale lidhur me dhënien e sërishme të dëshmive tani më të dhëna. /MIA/