Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, me kushte për reshje të herëpashershme lokale.

Drejt fundit të ditës, vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, njoftoi DPHM.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 0 deri në 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë midis 13 dhe 20 gradëve.

Në Shkup, pjesërisht me vranësira, do të ketë shi të lehtë lokal në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës. Temperatura maksimale ditore do të arrijë 19 gradë.

Sipas DPHM-së të hënën në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, me temperaturat e mëngjesit që do të bien nën zero në vende të caktuara.

Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Dhe nga e marta do të shkëlqejë dielli dhe moti do të ngrohet.