Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta lokale në mëngjes, dhe me vranësira të ndryshueshme me shira të rastësishëm lokal gjatë ditës.
Në pjesët juglindore do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë veriore, e cila në vende do të kalojë 60 kilometra në orë.
Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 13 deri në 20 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell, ndërsa pasdite janë të mundshme kushte për shira të lehtë lokalë.
Do të fryjë erë e moderuar deri e fortë veriore, dhe temperatura do të arrijë 19 gradë.



