Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët, në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erëra të forta, shkarkime elektrike dhe breshër.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë.

Në Shkup do të ketë vranësira. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.