Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite jostabil, me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Vende vende do të jetë në formë të motit të ligë me reshje breshri.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 28 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell dhe vranësira mesatare, pasdite në disa pjesë të luginës me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë.