Kasami: Artan Grubi po angazhohet për ta kthyer Nikolla Gruevskin në Maqedoni!(Video)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nga tubimi me rininë e Gostivarit ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, për të cilin ka thënë se është duke u angazhuar për ta kthyer në Maqedoni, ish kryeministrin, azilantin, Nikolla Gruevski.

“Po ai Artan Grubi që dje në qeverisje me Nikolla Gruevskin, që ne për hirë të opinionit po e shohim që ditëve të fundit ai po tenton ta rikthejë në skenën politike përsëri. Ju e keni dëgjuar se ka deklaruar se Nikolla Gruevski paska rejting më të madh se sa udhëheqësia e VMRO-së. Si duket Artan Grubi po ëndërron në bashkëpunimin e suksesshëm në korrpsion më Nikolla Gruevskin, një politikan pro-serb, pro-rus të cilit ia pamë pasojat për 10 vite me radhë”, tha Kasami.