Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, pasdite jo stabil me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Në disa pjesë të vendit moti do të jetë i ligë dhe me paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimale prej 20 deri në 27 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës mot jo stabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë.