Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa pasdite pritet të ketë reshje lokale të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 14, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 21 deri 29 gradë celsius.

Edhe në ditët në vijim moti pritet të jetë i ndryshueshëm me diell dhe reshje të shiut.