Moti sot me vranësira të ndryshueshme, shi dhe borë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta me dëborë, veçanërisht në orët e paradites. Temperatura minimale do të lëvizë prej 0 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë minimale prej 2 gradë, ndërsa temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.

Deri të premten do të ketë kushte për reshje të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor e cila përkohësisht do të përforcohet në pjesët perëndimore të vendit.