Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut dhe erë veriore. Temperatura minimale do të lëviz prej 1 deri 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri 15 gradë Celsius.

Në Shkup mot me reshje të shiut dhe me temperaturë minimale prej gjashtë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të ketë periudhë të motit me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë me erë veriore dhe me kushte të reshjeve lokale të shiut. Reshjet nëpër male do të jenë të borës, ndërsa në verilindje reshje të borës do të ketë në viset më të larta. Do të fryj erë e përforcuar veriperëndimore që do të jetë më e theksuar nesër.