Moti sot me vranësira i shoqëruar me mjegull

Moti sot paradite do të jetë me mjegull ose me vranësira të ulëta nëpër lugina, ndërsa pasdite me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët juglindore herë pas herë do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta, ndërsa pasdite pa vranësira. Temperatura do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Moti nesër do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Temperatura minimale do të arrijë nga minus pesë deri në tre gradë, ndërsa maksimalja do të jetë në interval prej nëntë deri 15 gradë.