Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Temperatura do të lëviz prej 7 deri në 23 gradë. Në Shkup dhe rrethinë temperatura do të jetë prej 11 deri në 22 gradë.

Nga mesi i ditës do të fillojnë reshjet e shiut të përcjella me erë të përforcuar veriore dhe kushte për paraqitjen e bubullimave. Në malet reshjet do të jenë të borës.

Reshjet gjatë natës drejt të martës do të jenë më intensive, ndërsa kohë pas kohe reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të martën dhe të mërkurën kur do të fryjë erë e përforcuar jugore. Reshjet do të vazhdojnë edhe të martën, në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme.