Moti sot – me diell

Dita e parë e vitit 2022, në Maqedoninë e Veriut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe me vranësira lokale.

Pasdite do të shpeshtohen vranësirat, veçanërisht në pjesët verilindore, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, kurse maksimalja prej 12 deri 18 gradë Celsius, transmeton TV21.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla.