Moti sot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 24 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus dy deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 22 gradë.

Deri të dielën moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me rritje të temperaturës së ditës. Të hënën nga fundi i ditës do të ketë shi lokal dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Ndryshim i konsiderueshëm i motit pritet të martën, i cili do të përcillet me ftohje, reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male me borë.