Moti sot me diell dhe i ftohtë

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 10 deri në minus 2 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 7, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.