Moti sot – i ngrohtë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka bërë të ditur se sot në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Do të fryjë erë e dobët, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.

Temperatura më e ulët do të jetë -4, kurse maksimalja do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Temperatura do të jetë prej -2 deri në 15 gradë.