Moti sot i ndryshueshëm dhe me vranësira mesatare

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të dobëta të shiut, ndërsa në male me reshje të dobëta të borës. Më shumë reshje do të ketë në orët e mbrëmjes drejtë së shtunës. Do të fryjë erë e përkohshme mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në katër, ndërsa ajo ditore prej katër deri në 14 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me erë të përkohshme mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në tre, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në nëntë gradë.
Të shtunën veçanërisht paradite priten reshje më të mëdha të shiut, ndërsa pastaj vijon periudhë e motit stabil dhe më i ngrohtë. Nga e hëna do të ketë kushte për mjegull nëpër lugina.