Ap artamentet kushtojnë nga 18-56 milionë dollarë, ja çfarë ofron rrokaqielli më i hollë në botë (FOTO)

Pallati më i hollë në botë, me 430 metra lartësi, do të ketë një fasadë prej bronxi dhe tullash të kuqe.

Raporti 24:1 lartësi-gjatësi e bën ndërtesën më të hollë në botë.

Struktura është në Nju Jork, fare pranë Central Park-ut dhe vendeve të tjera të njohura të qytetit të famshëm amerikan.

Porositë për apartamente kanë nisur që këtë të hënë, dhe ofrojnë një sërë mundësish luksoze, deri në forma të ndryshme dupleksesh.

Ndërtimi ka arritur te kati i 73-të e pritet të mbarojë brenda këtij viti.