Moti sot

Moti sot në Maqedoni do të jetë stabil. Në mëngjes do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të temperaturave.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale në disa vende do të zbresin nën zero, edhe atë do të lëvizin prej -4 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 19 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil, me diell dhe vranësira të pakta.