Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira minimale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 17 deri 23 gradë celcius.

Edhe të premten moti pritet të jetë me diell dhe stabil, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të shiut.