Moti sot

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Paradite diku nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 26 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Deri të hënën do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe relativisht të larta gjatë ditës. Në disa vende nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.