Babë e bijë në mision për Kosovën – rrëfimi i dy ushtarëve amerikanë

Komandant Rreshter Majori, Joseph R. Viera dhe vajza e tij, Rreshtere e Shtabit, Kayla M. Jaeger janë dy ushtarë amerikanë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Virxhinias që për momentin shërbejnë në Kosovë.

Udhëtimi ushtarak për ta u bë i plotë kur të dy u dislokuan në të njëjtën kohë në Kosovë në mbështetje të Operacionit Joint Guardian, transmeton Telegrafi.

Viera u rrit në qytetin e New York-ut në një shtëpi birësuese derisa iu bashkua Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në moshën 18-vjeçare.

“Kam qëndruar larg bandave dhe drogës, një jetë që jetojnë shumë fëmijë birësues nëse nuk kanë rrugëdalje. Unë e shmanga atë lloj jete duke iu bashkuar ushtrisë aktive”, tha Viera. Ushtria më largoi nga New Yorku dhe më lejoi të shihja një anë tjetër të jetës. Më mësoi disiplinën dhe (si të zbatoj) urdhrat; më dha strukturë, për të cilën kisha nevojë gjatë viteve të mia të reja”.

Në anën tjetër, gruaja e Viera-s, Mary, e cila u rrit në një qytet të vogël në jug të Seulit në Korenë e Jugut, derisa ishte birësuar në vitin 1985 kur edhe u bë shtetase amerikane.

Pas një kohe në Virxhinia, ajo u takua me Vierën, në Chester të Virxhinias, një qytet shumë afër Fort Lee-s ku ai ishte vendosur me ushtrinë. Ashtu sikurse Viera, edhe Mary u rrit pa nënë dhe baba. Kjo do të ishte një gjë e përbashkët kur u takuan dhe së shpejti do të martoheshin në Kontenë Prince George, Virxhinia, në vitin 1996.

Mary dhe Joseph kanë tre fëmijë bashkë, Kaylan, Sabrina-n dhe Josephin.

Viera iu bashkua Ushtrisë më 1994 derisa vajza e tij Kayla Jaegeri e bëri të njëjtën në vitin 2010. Të ndarë për më shumë se dy dekada, të dy erdhën në Kosovë në janar të 2022-s. Ishte hera e parë që Jaeggeri dërgohet për mision jashtë vendit të saj, ndërsa për Vieran e katërta, pas misioneve në Irak, Kuvajt e Jordani.

“Është e mahnitshme të mund të them se vendosja ime e parë të ishte në të njëjtin vend me babain tim”, tha Jaeger.

Sot, Operacioni “Joint Guardian” është operacioni më i gjatë paqeruajtës i NATO-s dhe zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Forca e Kosovës, ose KFOR, është gjithashtu forca më e madhe e sigurisë paqeruajtëse e NATO-s në terren, e cila përbëhet nga afërsisht 3,700 trupa nga 27 vende aleate dhe partnere kontribuuese.

“Mendoj se pjesa më shpërblyese e misionit të Operacionit Joint Guardian është të shohësh përpjekjet e punës sonë që ndikojnë në vendimet në nivelin më të lartë komandues dhe (përmirësimin) e jetesës së (popullit) në Kosovë”, tha Jaeger.