Moti sot

Mëngjes i ftohtë me mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina dhe përgjatë lumenjve dhe kryesisht me diell dhe me erë të lehtë nga jugu gjatë ditës, parashikon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -4 deri në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.

Deri nesër e hënë do të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell me mëngjese të ftohta dhe kushte për mjegull paradite në disa lugina. Në fund të ditës nesër vranësirat do të shtohen, ndërsa mëngjesin e së martës do të ketë reshje shiu.

“Nga e marta, veçanërisht përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore, ndërsa temperatura e mëngjesit do të rritet ndjeshëm. Temperatura ditore do të ketë rritje nga e mërkura”, njofton DPHM.